12:19 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Valon Behrami e konfirmon vdekjen e Astorit: Ndeshja mes Udineses dhe Fiorentinas nuk luhet!

Mbrojtësi i Fiorentinas, Davide Astori ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e italianit e ka konfirmuar edhe futbollisti kosovar që luan te Udinese, Valon Behrami.

Ai ka thënë për IndeksOnline se ndeshja mes Udineses dhe Fiorentinas është shtyrë për shkak të vdekjes së Astorit.

Ky takim ishte i paraparë të zhvillohet sot nga ora 15:00.

Astori karrierën e nisi te ekipi i Milanit, për të vazhduar më pas në skuadrat si: Pizzighettone, Cagliari, Roma, dhe Fiorentina./IndeksOnline/