15:33 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Valon Berisha shënon supergol te Lazio

Valon Berisha është rikthyer i fortë pas një lëndimi që e mbajti jashtë fushave për rreth dy muaj.

Mesfushori kosovar është duke u aktivizuar me Lazion dhe është zgjedhur edhe më i miri i muajin tetor.

Valoni ka shënuar një gol shumë të bukur në stërvitjet që janë zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Lazio ndeshjen e radhës do ta luaj të enjten kundër Marseille në kuadër të Europa League ku Berisha pritet të jetë startues. /IndeksOnline/