17:32 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Varësi ndaj alkolit dhe seksit, këngëtarja përfundon në qendër rehabilitimi

Këngëtarja 43-vjeçare i është drejtuar qendrës së rehabilitimit. Mel B do të kurohet për pasojat e stresit post-traumatik dhe do të hyjë në rehabilitim muajin e ardhshëm.

Sipas “The Sun” divorci nga bashkëshorti i saj Stephen Belafonte nuk ishte në favor të Mel B, dhe ky ishte arsyeja që këngëtarja përfundoi në qendër rehabilitimi.

“Ajo duhet t’i paguajë ish-bashkëshortit 20 mijë dollarë në muaj si detyrim përkujdeset edhe për vajzën e tyre Madison. Beteja ligjore me shumë shpenzime dhe shumë borxhe të papaguara lanë pasoja te këngëtarja. Gjatë kësaj periudhe, Mel B ka filluar të pijë shumë dhe ka pasur një jetë të shfrenuar në dhomën e gjumit, duke bërë seks dhe me tre burra brenda ditës,”- shkruan “The Sun”.

“Në radhë të parë e bëj për fëmijët e mi, pastaj për veten time. Pi për të mbytur dhembjen. Është thjesht një mënyrë për të maskuar atë që ndodh realisht. Ndonjëherë është shumë e vështirë të përballosh të gjitha emocionet, por problemi nuk ka qenë asnjëherë alkooli apo seksi, problemi qëndron pas tyre,”- është shprehur këngëtarja.