09:36 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vdes aktori i famshëm hollivudian, Burt Rreynolds

Aktori i njohur me famë ndërkombëtare Burt Reynolds është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare nga një atak në zemër.

Reynolds ishte i njohur për rolet e tij në Smokey dhe Bandit të vitit 1977, Striptease e vitit 1996 dhe Boogie Nights e vitit 1997. Boogie Night i dha atij edhe nominimin për çmimin Oscar.

82-vjeçari po filmonte filmin e ri ‘Once Upon a Time in Hollywood’ në bashkëpunim me regjisorin Quentin Tarantino dhe kastë aktorësh si:Margot Robbie, Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio. Filmi pritet të transmetohet në vitin 2019.

Reynolds ka vuajtur edhe më parë nga zemra, kur në vitin 2010 iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.