17:37 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

Vera ka kaluar, por Afrona e bën të nxehtë edhe vjeshtën duke u shfaqur në bikini

Ata janë njëri ndër çiftet më të përfolura në mediet rozë.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Blero dhe të dashurën e tij, modelen dhe blogeren e njohur Afrona Dika.

Larg nga puna e përditshmëria, çifti i famshëm janë ‘arratisur’ së bashku.

Dyshja e njohur kanë vendosur që këto ditë të shkojnë së bashku për pushime në Singapore

Këtë e kishin bërë të ditur vetë çifti përmes imazheve që kanë publikuar në rrjetet sociale.

Blero e Afrona janë duke shijuar pushimet e tyre.

E ajo që bie në sy janë imazhet seksi që ka publikuar Afrona. E veshur në bikini Afrona ka çmendur të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.

Kujtojmë se dyshja e njohur për shkak të pushimeve nuk kanë marrë pjesë në dasmën e Labit e Qendresës, ani pse kanë qenë të ftuar./Express

Afrona tregon trupin seksi në bikini