14:28 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Verona ia kthen “trileqen” Milanit (Video)

Vetëm pak ditë pas humbjes 3 me 0 në Kupën e Italisë, Hellas Verona ia kthen “trileqen” skuadrës së Milanit.

Në xhiron e 17-të në Serie A, skuadra e Veronas mposhti 3 me 0 ekipin e Genaro Gattusos, shkruan IndeksOnline.

Tre golat për skuadrën vendase i shënuan: Caracciolo 24’të, Kean 55’të dhe Bessa 77’të.

Kujtojmë se në minutën e fundit skuadra e Milanit mbeti me një futbollist më pak në fushë, pas ndëshkimit me të kuq të Susos.

Me bëtë humbje Milani mbetët në pozitën e shtatë me 24 pikë, kurse Hellas Verona largohet nga pozitat e fundit, me 13 pikë në vendin e 17-të./IndeksOnline/