11:24 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Veseli- Berishës: Urdhëro, rrëzojeni Qeverinë, veç edhe katër vota i duhen opozitës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas njoftimit për të shkuar në pauzë në mungesë të deputetëve në sallë, i ka thënë deputetit të Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, se mund t’i bashkohet opozitës për ta rrezuar Qeverinë.

Nuk dëgjohet se çfarë i tha Berisha Veselit nga ulësja e tij në Kuvend, mirëpo Veseli dëgjohet duke i thënë atij, që është i lirë që t’i bashkohet opozitës për t’i bërë votat e mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë.

“Veç edhe katër vota ju duhen për ta rrëzuar qeverinë, por si duket opozitës nuk po i konvenon shkuarja në zgjedhje”, ka thënë Veseli./Indeksonline/

Temat: