13:10 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Veshja e çuditshme e modeles së njohur në premierën e filmit

Emily Ratajkowski ka marrë pjesë në premierën e filmit ‘ Welcome Home’, e cila u mbajt të dielen në Hollywood.

Emily dukej tejet elegante në krahët e shoqëruesit të saj Aaron Paul, por vëmendjen e morri fustani i saj i gjatë dhe prerja interesante e tij, shkruan Indeksonline.

Duke theksuar belin, 27 vjeçarja kishte kombinuar veshjen me një grim të thjeshtë i cili i rrinte për mrekulli.

Ndryshe, Emily kurorizojë lidhjen e saj me martesë më herët gjatë vitit me Sebastian Bear-McClard./Indeksonline/