16:19 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Vitet po kalojnë, Argjentina Ramosaj çdo ditë e më e dashuruar në bashkëshortin e saj (Foto)

Argjentina Ramosaj është një nga këngëtaret më të veçanta dhe më me stil të show bizit shqiptar. E ëmbël me këngë të cilat janë krijuar hite, kjo është ajo që e karakterizon atë, shkruan Indeksonline.


Argjentina ka 3 vite që është e martuar me Dukagjin Fetahun, ndërsa çifti janë prindër të një djali. Por pavarësisht kësaj ata çdo ditë e më shumë duken të lumtur dhe të dashuruar në krahët e njëri-tjetrit. Këtë e dëshmon edhe fotografia e fundit e publikuar nga Dukagjini në rrjetin e tij social Instagram.

Çifti po e shikojnë janarin dhe borën që po bie në kryeqytet, ndërsa kanë zgjedhur parkun e Gërmisë që ta kalojnë një pjesë të vikendit të tyre./Indeksonline/