15:54 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vllaznia e Pozheranit mposht Flamurtarin

Vllaznia e Pozheranit ka mposhtur Flamurtarin në derbin për fundin e tabelës.

Vllaznia fitoj me rezultat 2-0 , në kuadër të xhiros së 18-të të Vala Superligës.

Vendasit kaluan në epërsi të parët me golin e shënuar nga Festim Krasniqi (’20) . Për golin e dytë u përkujdes Maliq Beluli, me golin e shënuar në minutën e 80-të.

Për Vllazninë kjo ishte fitorja e dytë në këtë edicion.

Edhe pas kësaj fitoreje, Vllaznia mbetet e fundit me vetëm 8 pikë të fituara. Flamurtari mbetet i parafundit me 11 pikë. /IndeksOnline/