19:38 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Vuçiq arrin në Turqi, pritet nga Erdogan

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka mbërritur pasditen e sotme në Stamboll, për të zhvilluar një vizitë dy-ditore në Turqi.

Vuçiq është pritur në aeroport nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe me nderime ushtarake, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë Vuçiq ka thënë se marrëdhëniet me Turqinë janë në nivel të lartë, duke shtuar se qëllimi i shkëmbimit tregtar me Serbinë është të arrijë në tre miliardë dollarë./INdkesonline/