15:42 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

VV kërkon marrjen e masave që të ulet numri i vdekjeve në punë

Lëvizja Vetëvendosje ka alarmuar me rritjen e numrit të vdekjeve në punë. Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, tha se çdo vdekje e punëtorit në vendin e punës duhet të vret ndërgjegjen e shoqërisë.

Por, sipas saj, vdekja e një të mituri siq ështhe ajo e Seldin Aliajt është tragjedi kombëtare.Në një konferencë për media, ajo ka bërë thirrje për ndryshimin e dy ligjeve në fuqi, Ligjin e Punës dhe Ligjin për Sigurinë dhe shëndetin në punë që të plotësohen dhe ndryshohen. Kollçaku, shtoi se punëtorët për më tepër nuk e kanë as sigurimin jetësor që e bënë edhe me të rrezikshëm sigurinë në punë. Sipas saj punëdhënësi duhet të sigurojë të gjitha kushtet punëtorëve duke ulë rrezikun për aksidente me fatalitet në punë.

Derisa, ka kritikuar për mungesë të inspektorëve të cilët do të mbikëqyrnin zbatimin e ligjeve në përpikmëri në mënyrë që të ulej numri i vdekjeve në punë. Një rol të madh luan edhe Kuvendi i Kosovës, prej të cilit institucion, Kollçaku tha se do të bëjnë gjithçka që të jetë prioritet çështja e sigurisë së punëtorëve në punë.