10:56 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

VW prezanton T-Cross, SUV-in më të vogël ndonjëherë

VW edhe zyrtarisht i ka hequr mbulesën SUV-it më të vogël deri më sot, i quajtur T-Cross.

T-Cross është një SUV që përdor të njejtën platformë si Polo dhe për këtë arsye nuk ofron tërheqje në katër rrota.

Nga përpara duket si një Touareg i vogël në sajë të grilës së ngjashme. Anash duket më shumë si Tiguan falë karakterit të fuqishëm, ndërsa pjesa e pasme është ndoshta pjesa më origjinale e makinës.

Ky SUV i vogël është i gjatë 4,11 metra ndërsa i gjerë 2,56 metra. VW thotë se brenda ofron hapësirë të mjaftueshme për pesë persona.

Sa i përket motorit, T-Cross ka tre motorë benzinë dhe një me naftë, shkruan IndeksOnline.

Dy janë 1.0 litërsh TSI me tre cilinidra, me 95 PS respektvikisht 115 PS. Ndërsa tjetri 1.5 litërsh TSI me 4 cilindra dhe 150 PS.

I vetmi dizel është ai 1.6 litërsh TDI me 95 PS. Të gjithë motorët janë në përputhje me standardet më të fundit të emetimit të Euro 6d-TEMP.

T-Cross pritet të dal në shitje nga viti 2019.

Temat: