09:30 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Wanda zbulon se cilat klube u interesuan për Icardin këtë verë

Të dy, Juventusi dhe Napoli kërkuan transferimin e kapitenit të Interit, Mauro Icardi këtë verë, gjithnjë sipas gruas dhe agjentes së tij, Wanda Naras.

Sulmuesi kishte një klauzolë lirimi prej 110 milionë euro në kontratën e tij për klubet e huaja në dy javët e para të korrikut, por ai qëndroi.

Megjithatë, duket se kishte gjithashtu interesim të klubeve italiane për transferimin e sulmuesit argjentinas, transmeton IndeksOnline.

”Kontakti i vetëm që Icardi kishte me Juventusin janë shtatë golat që ai i ka shënuar ndaj tyre”, tha Wanda për Tiki Taka.

Image result for icardi

”Natyrisht se do të ketë oferta për një sulmues si Mauro, por zgjedhja e tij ishte e qartë që nga fillimi”.

”Juventusi u interesua për të, por CR7 ishte objektivi primar i tyre për triumfin në Champions League”.

”E bëra punën time, në qoftë se klubet më thërrasin, unë do të përgjigjem, por vendimi final gjithnjë i takon Mauros”.

”Presidenti i Napolit? U takova me të, ai është një person i mirë. Kemi folur shumë – që nga kinemaja e deri te futbolli”.

Image result for icardi wanda

”Mendoj se ai i bëri ofertë Interit, por vendimi i Icardit ishte ndryshe”./IndeksOnline/