Xhaka: Ne thamë se do të luftojmë, ky është një fillim i mirë (Foto)
Granit Xhaka ka reaguar pas barazimit ndaj Brazilit.
Kombëtarja e Brazilit ka barazuar 1 me 1 ndaj Zvicrës në Kupën e Botës, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes, ylli kosovar Granit Xhaka ka bërë një postim në rrjetet sociale.
“Ne thamë se do të luftojmë, dhe luftuam. Një fillim i mirë në Kupën e Botës, dhe ndihem shumë krenar”, ka shkruar Xhaka.
Kujtojmë që golin e Zvicrës e shënoi Zuber pas një harkimi nga Shaqiri./IndeksOnline/