10:48 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Yjet e NBA-s reagojnë pas përfundimit tragjik të duelit, Khabib – McGregor

Kampioni i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov mbeti i pamposhtur pas fitores ndaj Conor McGregor në raundin e katërt të UFC 229.

E gjithë bota ishte në përcjellje të këtij dueli historik, ashtu si edhe yjet e NBA-s.

Pas triumfit të rusit, gjërat dolën jashtë kontrollit, ku Nurmagomedov doli jashtë kafazit për t’u përleshur me ekipin e McGregor, transmeton IndeksOnline.

Ishte një moment shokues edhe për basketbollistët e NBA-s, të cilët iu drejtuan rrjeteve sociale për ta shprehur reagimin e tyre ndaj këtyre skenave.

Qendra e L.A. Clippers, Marcin Gortat pasi e përfundoi ndeshjen ndaj LA Lakers, e përcolli duelin historik dhe iu drejtua rrjeteve sociale kështu:

”Wow.. McGregor u mposhtë”, shkroi ai.

Reggie Miller e krahasoi përfundimin e këtij dueli me Malicen në Palace:

”Mirë, më në fund diçka që e tejkalon Malicen në Palace.. Khabib vs. Connor është katastrofë për UFC.. Neveritëse!!!”.

Reggio Jackson shkroi: ”Khabib e bëri sfidën të dukej sikur një stërvitje e zakonshme”./IndeksOnline/