13:39 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ylli i Liverpoolit mungon në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Liverpooli ka një ndeshje të madhe të Ligës së Kampioneve të planifikuar për të mërkurën mbrëma në Anfield kundër Spartak.

Për të ruajtur vendin e tyre në fazën eliminatore të garës, Liverpool duhet të shmangë  humbjen, shkruan indeksonline.

Përpara ndeshjes Spartak Moska, Jurgen Klopp ka konfirmuar se mbrojtësi gjerman Joel Matip nuk është i gatshëm për këtë ndeshje.

Megjithatë Klopp ka sugjeruar që ai mund të kthehet përsëri në stërvitje, edhe pse jo këtë javë.

“Ai e ka lënduar muskujt e tij. Nuk e di se sa kohë do të jetë jashtë, por ai definitivisht nuk po luan të mërkurën”.

“Një muaj? Jo, nuk mendoj kështu. Por si gjithmonë, është e mundur. Ne duhet të presim”.

“Por është e mundur që do të jetë më e shkurtër. Ne do të shohim”. /IndeksOnline/