22:57 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Marokos kritikon VAR-in: Është një… (Video)

Kombëtarja e Marokos ka barazuar 2 me 2 ndaj Spanjës, në takimin e fundit të fazës së grupeve.

Maroku befasoi me paraqitjen e saj ndaj Spanjës dhe ishte afër fitores, shkruan IndeksOnline.

Por në minutat e fundit me vendimin e VAR-it, Spanja arriti ta barazonte rezultatin në 2 me 2.

Në fund të ndeshjes, ylli marokien, Nordin Amrabat, iu drejtuar kamerave duke thënë “Hey, VAR is bullsh***” (VAR-i është një futkotizëm).

Me një pikë, Maroku largohet nga Kampionati Botëror “Rusi 2018”./IndeksOnline/