08:47 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Zbulohet se çfarë i tha McGregor Cerrones dhe gjyshes së tij, pas fitores

Conor Mc Gregor u rikthye në oktagon me fitore të fuqishme pas 40 sekondash ndaj Donald Cerrones.

UFC tashmë ka lëshuar disa pamje të pa publikuara të eventit që tregojnë se sa i respektueshëm ishte McGregor ndaj kundërshtarit të tij.

Pasi e nokautoi, irlandezi shkoi te Cerrone, ndërsa kamerat i zunë këto fjalë të tij.

“Të dua, Donald. Ato goditje në krah të thyen apo ?” – ishin fjalët e McGregorit drejtuar Cerrones.

Gjersa videoja vazhdon, McGregor i thotë: “Punë e mirë Donald. Respekt”.

Ai pastaj iu afrua edhe gjyshes së Cerrones duke i thënë: “Kam shumë respekt për ju. Keni rritur një djalë të mrekullueshëm. Duhet të jesh krenare, e kam seriozisht”.

McGregor dhe trajneri i tij John Kavanagh po kërkojnë një rimeç me Khabib Nurmagomedov, ndërsa një i tillë pritet të ndodh së shpejt./Indeksonline/