23:15 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Zbulohet skema si u arratisën dy shqiptarë nga burgu-njëri vrau një fëmijë 4-vjeçar

Katër të burgosur shqiptarë në Greqi, u arratisën nga automjeti që po i dërgonte në një anije me destinacion burgun Alikarnasos në Hania.

Sipas burimeve policore katër shqiptarët ishin pjesë e një grupi prej 11 të dënuarish, të gjithë shqiptarë, që po shoqëroheshin në anije.

Në rrethana që ende nuk dihen, gardianët lanë hapur derën e furgonit, moment ky që u shfrytëzua nga të dënuarit të cilët u shpërndanë me shpejtësi nëpër rrugicat e portit të Pireut, të ndjekur nga policet.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë së portit, u bë i mundur arrestimi i dy prej shqiptareve, ndërsa dy të tjerët mbeten ende në arrati. Policia bëri të ditur se do të vazhdoje kontrollet në zonë.

Top Channel ka mësuar se bëhet fjalë për Xhuliano Halili, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije 4 vjeç, së bashku me të babain e tij. Krim i porositur prej rivalit grek të viktimës Vasilis Varelas për çështje droge.

Si dhe tre shtetasit Alfons Doçi, Robert Xhimaj dhe Petris Luçi të dënuar me 25 vjet burg për trafik droge.