08:11 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zeka viziton Nexhmije Pagarushën në spital, tregon për gjendjen e saj e të QKUK-së

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Milazim Zeka e ka vizituar Nexhmije Pagarushen në QKUK, e cila dje është dërguar atje për shkak të një aksidenti në banesën e saj.

Zeka ka thënë se gjendja e Nexhmijës është tepër e mirë, mirëpo gjendja në QKUK nuk është aspak e mirë.

Ai ka thënë se në emergjencën e QKUK-së nuk ka çarçaf e as kushte higjienike, transmeton Indeksonline.

Me poshtë postimi i plotë i tij pa ndërhyrje të redaksisë:

Njoftim lidhur me artisten Nexhmije Pagarusha

Te dashur njerez te mire: Nexhmije Pagarusha ka pesuar sonte nje aksident ne banesen e saje. Nje orman ka rene mbi trupin e saje. Fal Zotit, ajo eshte teper mire.

Falenderoje dy studente qe e kane ndihmuar ne ato momente. Gjithashtu falenderoje gjithe ekipin e mjekeve qe i kane qenderuar afer.

Sa u ktheva nga vizita qe i bera asaje, dhe Nexhmija eshte teper mire.

I lus mediat qe te shkruajne per gjendjen teper te rende ne emergjencen e QKUK, ku nuk ka as çarqaf, as asgje. Atje me shume semuresh, se sa sherohesh. Ata qe punojne ne keto kushte, jane heronje. Çdo minister ne nje vend normal, ia kish vu dryrin kesaj qendre, per shkak te kushteve te renda higjenike.
Tmerr! Tmerr!

 

Nexhmije Pagarushës i përkeqësohet gjendja, dërgohet në Emergjencë (Foto)

Ja si u lëndua në banesën e saj Nexhmije Pagarusha