19:24 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Zeynep çudit të gjithë fansat pas kësaj fotoje

Aktorja turke, Merve Boluğur, e njohur për rolin e Zeynep në serialin “Kuzey Güney”, këtë të diel ka postuar një foto në profilin e saj në Instragram për të përshëndetur muajin tetor.

Por fansat, më shumë se pas kësaj përshëndetjeje, janë fokusuar te pamja e aktores, e cila vetëm pak ditë më parë ka festuar në Paris me miqtë e saj 30-vjetorin e lindjes.

Pa grim dhe krejtësisht natyrale, aktorja duket se nuk i ka pëlqyer një pjese të mirë të fansave të saj, ndaj edhe komente si “kjo je ti në të vërtetë”, “sa e lodhur dukesh” apo “sa je plakur” janë përsëritur shpesh, aq sa kanë nxitur edhe “luftën” mes komentuesve.

???

A post shared by Merve Boluğur (@mervebolugur) on

Pak javë më parë, aktorja i dha fund martesës së saj dyvjeçare me Murat Dalkılıç. Aktualisht, aktorja nuk është pjesë e ndonjë projekti televiziv, por po kalon në qetësi periudhën pas divorcit./revistaclass