Zeynep e tregon raportin e vërtetë me Nihanin në jetën reale
Seriali “Kara Sevda” ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar anë e mbanë. Protagonistët në këtë serial, kanë marrë vëmendje të madhe nga të gjithë adhuruesit e këtij seriali.
Ani pse në serial disa nga aktorët nuk i kanë raportet dhe aq mirë mes vete, në realitet duket ndryshe.
Hazal Filiz Tunali e cila e luan rolin e Zeynep, është e dashuruar pas bashkëshortit të Nihanit, rolin e të cilës e luan aktorja Neslihan Atagul, andaj edhe vërehet një antipati ndaj njëra tjetrës. Por kështu nuk është edhe realiteti. Në një postim të fundit në Instastory Hazal e ka dëshmuar se e ka për zemër, Neslihanin.
Aktorja turke ka publikuar një fotografi në të cilën shihet se po e lexon një revistë në ballinën e së cilës është kolegia e saj, Neslihan. “Bebe”, ka shkruar aktorja sipër fotografisë së publikuar, të cilës ia ka bashkangjitur edhe një zemër.
