11:39 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zhduket i sëmuri mendor në Pejë, motra e lajmëron në polici

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Pejë me sëmundje psikike është zhdukur.

“Ankuesja femër K/shqiptare me 09.06.2018 ka raportuar se, viktima mashkull K/Shqiptar-vëllai i saj (me probleme psikike) ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës. /Indeksonline/

 

Temat: