08:50 / E Hënë, 10 Shtator 2018

Zhduket këngëtari gjerman, u hodh nga anija dhe s’doli më

Këngëtari i njohur i “Heartbeat” dhe “You drive me crazy”, Daniel Kueblboeck është shpallur i zhdukur. Këngëtari gjerman ndodhej me pushime në një anije kur është hedhur në det në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, por nuk ka dalë më në sipërfaqe. 33-vjeçari po bënte këtë udhëtim nga Hamburg në New York.

Tabolidi gjerman ‘Bild’ njoftoi se një dëshmitar okular pa që dikush u hodh nga kuverta e anijes. Një zëdhënës i linjes së lundrimit, Aida Cruisse tha për mediat se ekuipazhi dhe kapiteni kanë nisur operacionet e nevojshme të shpëtimit.

Daniel Kueblboeck u bë i famshëm pas pjesërmarrjes në versionin gjerman të Pop Idol.