Zhurma e Femrës: Dokumentari që u dedikohet grave kosovare
Shpeshherë flitet për të drejtat e grave, por që në realitet asnjëherë nuk ndalemi dhe të mendojmë për kuptimin e vërtetë të fjalës.
Madje edhe ata që flasin me dashje ose jo shkelin të drejtat e grave duke aluduar në atë se e drejtë e gruas është vetëm mirëqenia ekonomike, apo e drejta për të punuar, por duke ia marrë asaj të drejtën e shprehjes, veshjes sipas shijes së saj dhe duke i dhënë gruas “prioritet” në kryerjen e punëve të shtëpisë apo edhe duke e cilësuar e trajtuar atë si objekt seksi dhe asgjë më shumë.
Këtë tematikë e kanë trajtuar dy gazetaret zvicerane, Celine Steltter dhe Arzije Asani, nëpërmjet tri protagonisteve në dokumentarin e tyre të titulluar “Zhurma e Femrave”. Tri protagonistet e këtij dokumentari, Adelina, Jeta dhe Klara, flasin për pikëpamjet e tyre dhe realitetin e gruas në vend, duke i kontribuar kështu kauzës së tyre të drejtë në promovimin e të drejtave të grave në vend.
Në vijim ndiqni dokumentarin “Zhurma e Femrave”:
THE NOISE OF THE WOMEN from arzijeasani on Vimeo.