13:08 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Zidane merr një vendim befasues për Barcelonën: Mos më pyetni pse vendosa kështu!

Zinedine Zidane ka bërë të ditur se nuk do t’i bëjë Reali korridorin respektues Barcelonës në rast se ata sigurojnë titullin para El Clasicos.

Trajneri francez ka thënë se ky është vendim personal i tij dhe se nuk dëshiron të jap sqarime për këtë.

“Ne nuk do t’i bëjmë korridor Barcelonës dhe asnjë skuadre tjetër. E tëra që do të bëjmë është të shiqojmë për ndeshjen e ardhshme. Nëse më pyesin se pse është marrë ky vendim, unë mund të iu them se është vendim personal” ka thënë Zidane./Indeksonline/