09:35 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zjarr në një stallë të bagëtive në Rahovec, djegën tre krerë lopë

Në fshatin Pataqan të Rahovecit raportohet se gjatë ditës së djeshme ka shpërthyer një zjarr.

Sipas njoftimi të policisë si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura është djegur stalla e viktimës mashkull, transmeton Indeksonline.

Përveç objektit në stallë janë djegur edhe tre krerë lopë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit që e kanë fikur zjarrin./Indeksonline/