Zvicra largohet nga Botërori, Suedia në çerekfinale (Video)
Suedia ka kaluar në çerekfinale pasi ka mposhtur Zvicrën me rezultat 1-0.
Zvicranët ishin shumë dominant gjatë gjithë ndeshjes mirëpo nuk arritën t’i konkretizojnë disa raste të mira, shkruan indeksonline.
Një gjuajtje e fortë nga Emil Forsberg në minutën e 66-të u devijua nga Akanji dhe përfundoi në rrjet.
Me këtë gol, suedezët siguruan fitorën dhe kalimin në fazën tjetër.
Në çerekfinale ata do të ndeshen me fituesin e ndeshjes Kolumbi – Angli.
Kujtojmë se edhe në këtë ndeshje Zvicra u paraqitet me të katër shqiptarët që i ka në dispozicion. /IndeksOnline/