11:05 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: E bën ëndrrën realitet, kosovari firmos kontratë profesionale me Bayernin (Foto)

Futbollisti kosovar, Meritan Shabani ka nënshkruar kontratë profesionale me gjigantin gjerman.

Meritan Shabani ka nënshkruar kontratë “profi” me Bayern Munchen, transmeton IndeksOnline.

Kosovari nënshkroi kontratë dy vjeçare, deri më 30 qershor të 2020-ës.

Mesfushori me tipare sulmuese, më 28 prill – në fitoren 4 me 1 ndaj Eintracht Frankfurtit bëri debutimin e tij profesional në Bundesliga.

“Meritani është një lojtar shumë i talentuar dhe premtues, i cili ka kaluar në të gjitha ekipet e të rinjve. Ne jemi të lumtur që kemi vazhduar me të”, ka thënë drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic.

“Bayerni është një klub i madh. Që tani kam mundësi, jam i kënaqur dhe dua që të vazhdoj me këtë klub për shumë vite”, ka thënë 19- vjeçari.

Këtë sezon, Shabani luajti 20 ndeshje në Bundesliga A-Junior dhe shënoi pesë gola./IndeksOnline/