15:58 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ky futbollist e zëvëndëson Lanzinin te Argjentina

Jorge Sampaoli e ka zbuluar emrin e futbollistit që do të zëvëndësoi Manuel Lanzinin e lënduar në Botëror. Ylli i River Plates, Enzo Perez e ka marrë ftesën nga Sampaoli.

Flitej se vendin e tij do ta zë ylli i Romës, Diego Perotti, por selektori e ka parë zëvëndësues më ideal ish lojtarin e Valencias.

Lanzini dy ditë më parë kishte këputur ligamentet e gjurit të djathtë duke thyer ëndrrën për të qenë në Botëror./Indeksonline/