11:33 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zyrtare: Skuadra angleze shkarkon trajnerin (Foto)

Futbolli anglez ka befasuar këtë vit. Shumë trajner janë shkarkuar nga detyra duke filluar nga Premierliga e deri në Championship.

Sot, klubi i njohur Nottingham Forest shkarkoi nga detyra trajnerin e njohur, Mark Warburton, transmeton IndeksOnline.

Lajmi për shkarkimin e trajnerit u konfirmua nga vet klubi përmes rrjeteve sociale. 55-vjeçari ishte trajner i Rangers, por gjatë këtij viti iu bashkua Nottinghamit.

Pas 25 xhirosh, Nottm gjenet në pozitën e 14-të me 31 pikë./IndeksOnline/