13:31 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Tjetër skuadër nga Premierliga shkarkon trajnerin (Foto)

Pas Evertonit që shkarkoi “Big Sam”, edhe skuadra e West Ham e ka marr vendimin që ta largoj nga stoli trajnerin, David Moyes.

Skuadra e West Hamit e ka konfirmuar lajmin se kanë larguar trajnerin e njohur, Moyes, transmeton IndeksOnline.

Moyes u emërua menaxher i klubit nga Londra më 7 nëntor të vitit 2017. Marrëveshja e tij me “The Hammers” mbaroi më 13 maj 2018, prandaj klubi vendosi që të mos ia vazhdoj kontratën.

55-vjeçari, filloi karrierën e trajnerit në vitin 1998, ku menaxhoi Preston North End. Më pas ai ishte në krye të ekipeve si; Everton, Manchester United, Real Sociedad dhe Sunderland./IndeksOnline/