12:09 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ylli i Barçës shpallet futbollisti më i mirë i muajit shtator në La Liga

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit shtator në La Liga.

Argjentinasi e ka fituar për herë të parë këtë çmim në sezonin, 2018/19 pas një fillimi impresiv në La Liga.

Numri 10 i Barcelonës ka shënuar tre gola në shtator në La Liga, transmeton IndeksOnline.

Gjithashtu, përveç golave, sulmuesi argjentinas ka dhuruar edhe katër asistime për bashkëlojtarët e tij.

Messi do ta prezantojë këtë çmim para tifozëve të Barcelonës në ”Camp Nou”.

Konkretisht, këtë do ta bëjë më 20 tetor me fillim nga ora, 20:45, në ndeshjen, Barcelona – Sevilla./IndeksOnline/