09:56 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Champions League: Cilit ekip Messi nuk i ka shënuar ende? (Foto)

Lionel Messi është një prej lojtarëve më të mirë në Botë. Ylli argjentinas ka fituar pesë herë Topin e Artë, dhe është në garë për ta fituar të gjashtin gjatë këtij viti.

Messi, sonte luan përballë Chelseat – klub ky që ende nuk ka pranuar gol nga argjentinasi, shkruan IndeksOnline.

Por, Blutë e Londrës nuk janë të vetmit ekip që i kanë shpëtuar Lionel Messit.

Në garat europiane, Messi përveç londinezëve nuk ka arritur t’i shënoj gol edhe ekipeve si: Udinese, Sevilla, Atletico Madrid, Liverpool, Inter, Rubin Kazan dhe Benfica.

A do ta thyej akullin sonte në “Stamford Bridge”, mbetët të shihet nga ora 20 e 45./IndeksOnline/