21:58 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Ronaldo detyrohet të këndojë një këngë para fillimit të sezonit të ri

Përforcimet e reja të Juventusit, përfshirë edhe Cristiano Ronaldon, ishin të detyruar të këndojnë si pjesë e ceremonisë për fillimin e karrierës së tyre në klubin e ri.

”Zonja e Vjetër” e nisë sezonin e ri në Veronë nesër, ku synohet mbrojtja e titullit për herë të tetë radhazi.

Dhe si pjesë tradicionale e shumë klubeve, përforcimet e reja detyrohen ta këndojnë nga një këngë në këtë ceremoni.

Dhe Miralem Pjanic postoi pamje të përforcimeve të reja duke kënduar.

Cristiano Ronaldo, Joao Cancelo, Mattia Perin dhe Leonardo Bonucci të gjithë kënduan, derisa kampioni i botës, Blaise Matuidi përformoi një vallëzim për bashkëlojtarët e tij./IndeksOnline/