75 Mall Live Search
16:22 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ekskluzive: India e refuzon Donjeta Sadikun, bokserja aplikon për pasaportë shqiptare (Foto)

Ka ardhur edhe zyrtarizimi i mospjesëmarrjen së Donjeta Sadikut në Kampionatin Botëror që mbahet në Indi.

Krejt kjo për shkak se Qeveria e Indisë nuk e njeh pasaportën e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar gjyqtari i njohur, Latif Demolli i cili sot së bashku me Donjeta Sadikun dhe trajnerin Besim Brahimi kanë udhëtuar për në Tiranë.

“Definitivisht Qeveria e Indisë ka anuluar pjesëmarrjen tonë në Kampionatin Botëror. Sot kemi ardhur në Tiranë, për me u taku me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta me vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj, për t’u pajisur me pasaporta të Shqipërisë”, ka thënë Latifi për IndeksOnline.

Edhe pse boksierja dhe stafi i saj do të pajisen me pasaporta shqiptare, për sivjet ka marrë fund pjesëmarrja në Kampionatin Botëror.

Demolli, Brahimin dhe Sadikun gjithashtu janë takuar me Presidentin e Federatës së Boksit në Shqipëri, Florend Kalivopulli, në mënyrë që t’ia bëjë të lehtë marrjen e pasaportave./IndeksOnline/