75 Mall Live Search
09:42 / E Shtunë, 21 Qershor 2025 / Gj. Sh

Po ju ec pazari mirë, Liverpul dhe Leverkusen arrijnë një tjetër marrëveshje

Liverpul dhe Bayer Leverkusen duket se kanë gjetur gjuhë shumë të mirë për të bërë biznes.

Pasi Kampioni i Anglisë bëri dy transferime nga skuadra gjermane, Jeremie Frimpong dhe Florian Wirtz, klubet tashmë kanë arritur një marrëveshje të re, shkruan IndeksOnline.

Shumë shpejtë, futbollisti Jarell Quansah do ti bashkohet Bayer Leverkusenit.

Mbrojtësi anglez do të zyrtarizohet në 48 orët e ardhshme.

Bayer Leverkusen do të paguaj 30 milionë funte dhe pesë të tjerë bonuese për mbrojtësin 22-vjeçar./IndeksOnline/