75 Mall Live Search
13:39 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Hashim Thaçi: Trajneri i ri është një shpresë e re

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se trajneri i ri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, është një shpresë e re që duhet të shndërrohet në entuziazëm edhe për tifozërinë tonë.

Ai ka thënë se Kosova i është mirënjohëse për punën dhe angazhimin e deritashëm trajnerit Albert Bunjaku, i cili e ka ndërtuar një ekip me potencial të madh.

“Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, nga sot u bë me trajner të ri. Bernard Challandes, me përvojën e tij, është dëshmuar në shumë ekipe botërore. I jemi mirënjohës për punën dhe angazhimin e deritashëm trajnerit Albert Bunjaku, i cili e ka ndërtuar një ekip me potencial të madh. Kosova ka shumë talente në futboll dhe trajneri i ri është një shpresë e re, e cila duhet të shndërrohet në entuziazëm edhe për tifozërinë tonë”, ka shkruar Thaçi.

Temat: