Vjen reagimi i tifozëve “Skiftera”: Arbnor Morina eliminohet nga objektivi i vetëm i klubit
Skuadra e Gjilanit është eliminuar nga objektivi i vetëm për këtë sezon, Kupa e Kosovës.
Për fitoren e Vushtrrisë, tifozët e Gjilanit “Skifterat” kanë fajësuar trajnerin e tyre, Arbnor Morina.
Kujtojmë se Kryesia e Gjilanit kishte vendosur pa lejen e tifozëve që ndeshja të zhvillohet në stadiumin e Ferizajt.
“Arbnor Morina është eliminuar nga gara për objektivin e vetëm të klubit. Skifterat i urojnë kualifikimin Isa Sadriut”, shkruhet në postimin e tifozëve.
Me fitore, skuadra e Ligës së Parë siguroi gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës./IndeksOnline/