75 Mall Live Search
15:07 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Ylli i Bayernit përfundon në Kinë?

E ardhmja e Franck Riberyt është ende e paqartë. Ashtu sic raportojnë mediat e huaja, mesfushori francez ka marr oferta të shumta nga Kina.

Kontrata e Riberyt me Bayernin skadon në fund të këtij sezoni. Ai shumë lehtë mund të përfundoj te ndonjë skuadër kineze, transmeton IndeksOnline.

Karl-Heinz Rummenigge kishte njoftuar publikun se gjatë muajit prill do të bisedojë me Robbenin dhe Riberyn për kontrata të reja, por ende nuk ka dicka konkrete nga ky drejtim.

Ribery, në vitin 2007 e veshi fanellën e Bavarezëve dhe luajti në 379 ndeshje duke shënuar 117 gola./IndeksOnline/