Immobile mungon dy ndeshje, shans i mirë për Icardin
Ylli i Lazios, Ciro Immobile pësoi një lëndim gjatë fitores 1-0 kundër Torinos në fundjavë.
Sipas edhave italiane lëndimi nuk është i rrezikshëm mirëpo ai duhet të humbas të paktën dy ndeshjet e ardhshme kundër Atalantës dhe Crotones.
Mirëpo 28 vjeçari pritet që të rikthehet në ndeshjen e fundit kampionate kundër Interit, shkruan indeksonline.
Ai gjithashtu është në rrezik të humbasë “Këpucën e Artë” në garë me argjentinasin e Interit, Mauro Icardi.
Immobile aktualisht po udhëheq tabelën me 29 gola nga 32 ndeshje, dy gola përpara sulmuesit të Interit, Icardi.
Sulmuesi i Lazios do t’i nënshtrohet testeve nesër për të mësuar shkallën e dëmtimit. /IndeksOnline/