Cavaliers barazon serinë, “King” James 44 pikë (Video)
Skuadra e Cleveland Cavaliers ka barazuar serinë në 2 me 2 ndaj Boston Celtics.
Nën-kampioni i NBA-së mposhti 111 me 102 skuadrën e Celtics, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në 2 me 2, shkruan IndeksOnline.
Kosha-shënuesi më i mirë në këtë përballje ishte, LeBron James i cili realizoi 44 pikë, 3 asistime dhe 5 kërcime. Ai automatikisht është bërë basketbollisti me më së shumti pikë në ndeshje të playoffit, duke kaluar legjendarin, Kareem Abdul-Jabbar.
Në anën kundërshtare, më i miri ishte Brown me 25 pikë, 2 asistime dhe 6 kërcime.
Ndeshja e pestë dhe e parafundit zhvillohet më 24 maj./IndeksOnline/