400 milionë euro të gatshme, këto janë objektivat e Real Madridit
Skuadra e Real Madridit është duke menduar për sezonin e ri.
Kampioni aktual i Ligës së Kampionëve, shumë lehtë mund t’i humbas disa lojtarë kryesor gjatë afatit veror, shkruan IndeksOnline.
Madje nga klubi i Madridit do të largohet edhe Cristiano Ronaldo. Për këtë gjë është përgatitur më së miri presidenti i klubit, Florentino Perez.
Perez ka bërë gati plotë 400 milionë euro, të cilat do t’i shpenzoj gjatë afatit.
Objektivat kryesore të Realit janë: Alisson Becker (portier), Jose Gimenez, Milan Skriniar dhe Alessio Romagnoli (mbrojtës), Neymar Eden Hazard, Mohamed Salah dhe Pablo Dybala (sulmues)./IndeksOnline/