Egjipti zbulon listën zyrtare, ky është vendimi për Salah (Foto)
Futbollisti i Liverpulit, Mohamed Salah është emëruar në skuadrën e Egjiptit për Kupën e Botës, pavarësisht se është lënduar në finalen e Ligës së Kampionëve.
25 vjeçari nuk do të takohet me shokët e tij deri në 9 qershor, ndërsa vazhdon shërimin e tij nga një dëmtim i shpatullave, thuhet nga ekipi i tij kombëtar.
Kampionati i Botërorit për Egjiptin fillon kundër Uruguajit më 15 qershor.
Ata takohen me Rusinë më 19 qershor dhe përfundojnë fushatën e tyre në Grupin A kundër Arabisë Saudite më 25 qershor. /IndeksOnline/