11:29 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Në Koln të Gjermanisë, tifozët kroat festojnë me shqiponjë (Foto)

Kombëtarja e Kroacisë ka siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Ekipi kombëtar kroat mposhti pas penalltive, nikoqirin, Rusinë, shkruan IndeksOnline.

Tifozët kroat që ishin jashtë vendin të tyre, përkatësisht në Gjermani (në Koln), festuan me shqiponjën fitoren e mbrëmshme.

Në këtë turne, simboli i shqiponjës është bërë trend për shkak të festës që bënë yjet kosovarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Kujtojmë që në gjysmëfinale, Kroacia do të luajë me Anglinë./IndeksOnline/