75 Mall Live Search
08:31 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Anglezët e përpoqën të shënonin derisa kroatët festonin (Video)

Ëndrra e Anglisë për rikthimin e Kupës së Botës ka mbaruar.

Kroacia eliminoi Anglinë nga Kampionati Botëror në gjysmëfinale të mërkurën në Moskë.

Goli i Mario Mandzukic i shënuar në minutën e 109-të ishte “vdekjeprurës” për një herë kampionët e Botës, shkruan indeksonline.

Festën e madhe të kroatëve u munduan ta ndalin shumë shpejt futbollistët anglez.

Derisa ata po festonin golin e Mandzukic, Tre Luanët e filluan aksionin vetëm përballë portierit.

Por ky aksion u ndal shumë shpejt nga gjyqtari, Cuneyd Cakir për shkak se kundërshtarët nuk ishin në fushë. /IndeksOnline/