09:13 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kazino, rrahja, policia, shpejtësia, Vidal “mangupi” i Barcelonës

Arturo Vidal është blerja e fundit e Barcelonës. Ylli kilian njihet për klasin e tij në fushë, por edhe për problemet e shumta jashtë fushe. Më 19 korrik 2007, ekipi kombëtar kilian U20 humbi ndaj Argjentinës në gjysmëfinalet e Kupës Botërore në Kanada.

Pas ndeshjes, disa lojtarë kilianë, me Vidalin në krye janë përleshur me policinë për tu arrestuar më pas.

Në nëntor të vitit 2011, Arturo Vidal, Gonzalo Jara, Jean Beausejour, Carlos Carmona dhe Jorge Valdivia janë parë të dehur të bërë tapë në një grumbullim të përfaqësueses kiliane, shkruan Indeksonline.

Në tetor të vitit 2013, mesfushori kilian është parë në një klub nate deri në orët e para të mëngjesit. Në këtë dalje ai ishte konfrontuar me një tifoz.

Në vitin 2015, ish ylli i Bayernit gjatë Kupës së Amerikës, ishte aksidentuar me Ferrari në një shpejtësi të madhe. Vidal kishte shpëtuar, ndërsa kishte kërkuar falje në një konferencë.

Një vit më pas Vidal ishte fotografuar në një kazino në qytetin e Santiagos. Ai e kishte pranuar se kishte qëndruar në kazino deri në orët e para të mëngjesit.

Mbetet të shihet se si do të vazhdoi karriera e Vidal te Barcelona dhe se a do të jetë pjesë e skandalave te kjo skuadër me gjestet jashtë fushës./Indeksonline/