Përfundon pjesa e parë: Prishtina në epërsi ndaj Dritës me supergolin e Mankendas
Ka përfunduar pjesa e parë e Superkupës së Kosovës në futboll ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.
Pjesa e parë i ka takuar Prishtinës së Mirel Josës, e cila është në avantazh me rezultat, 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin për prishtinasit e shënoi Mankenda, me një goditje të fuqishme nga distanca.
Tutje, Prishtina kishte edhe raste të tjera, por shtylla ishte heroi i Dritës.
Pak para përfundimit të takimit, mbrojtësi, Fidan Gerbeshi u ndëshkua me karton të verdhë pas ndërhyrjes në Jasharovskin.
Pas përfundimit të pjesës së parë, autori i golit, Mankenda foli për golin e shënuar. Ai tha:
”Është mirë për mua, është mirë për skuadrën. Ne kemi luajtur mirë dhe kemi bërë presion”./IndeksOnline/