75 Mall Live Search
22:54 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tottenhami ”turpëron” Man Unitedin në derbin e javës në Premier League

Manchester Unitedi është ”turpëruar” nga Tottenhami duke u mposhtur në kuadër të javës së tretë në Premier League.

Në kryendeshjen e kësaj jave në kampionatin anglez, Tottenhami ka regjistruar fitore të thellë ndaj ”Djajve të Kuq”.

Skuadra e Mauricio Pochettinos ka triumfuar përballë skuadrës së Jose Mourinhos me rezultat, 3-0 në ”Old Trafford”, transmeton IndeksOnline.

Pjesa e parë i takoi Man Unitedit me më shumë raste të krijuara dhe me një dominim më të lehtë në përgjithësi.

Por, Spurs u këndellën në pjesën e dytë duke shënuar plot tre gola.

Fillimisht, Harry Kane shënoi golin e epërisë në minutën e 50-të të ndeshjes.

Dy minuta më vonë, Lucas Moura thelloi epërsinë, e më pas në minutën e 84-t shënoi edhe golin e tretë për skuadrën e tij.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Man Unitedi mbetet në vendin e 13-të me 3 pikë, ndërsa Tottenhami në vendin e dytë me pikë maksimale – 9.

Notat e lojtarëve mundësuar nga WhoScored mund t’i shikoni në foton e mëposhtme./IndeksOnline/